KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova në krizë, zgjedhjet janë zgjidhja”, “Ka zgjidhje, por nuk po duan” – deklarata nga PDK dhe reagimi i LVV–së

“Kosova në krizë, zgjedhjet janë zgjidhja”, “Ka zgjidhje, por nuk po duan” – deklarata nga PDK dhe reagimi i LVV–së

Partia Demokratike e Kosovës të martën ka mbajtur mbledhje, gjersa kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe situatën në vend.

Pas mbajtjes së kësaj mbledhjeje u tha se papërgjegjshmëria e shumicës parlamentare ka prodhuar një situatë të panevojshme dhe të dëmshme për stabilitetin e vendit.

Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, theksoi se rruga e vetme për daljen nga kriza është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja.

“PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje u tha se është diskutuar edhe situata ekonomike në vend, ndërsa u tha se Qeveria po dështon t’i adresojë problemet reale të qytetarëve.

PDK rithekson përkushtimin e saj për stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, duke u angazhuar që përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse të rikthejë besimin në institucione dhe perspektivën e qartë për vendin.

Pas kësaj deklarate të Partisë Demokratike të Kosovës, i menjëhershëm ishte edhe reagimi nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e LVV-së theksoi se zgjidhje ka, por nuk po duan.

“Pra, nuk qenka puna që s’ka zgjidhje, por zgjidhje nuk po duan. Po duan zgjedhje. Sepse kështu dëmi ndaj vendit është më i madh”, ka shkruan ajo në Facebook. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.