KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“E kam zgjedhur me zemër, ëndrra ime që fëmijë” – Bujar Pllana flet për herë të parë pasi zgjodhi Shqipërinë

“E kam zgjedhur me zemër, ëndrra ime që fëmijë” – Bujar Pllana flet për herë të parë pasi zgjodhi Shqipërinë

Mbrojtësi Bujar Pllana ka folur për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, duke theksuar se Shqipëria nuk dorëzohet lehtë dhe se gjithçka është e mundur në futboll.

Më 26 mars, nga ora 20:45, Shqipëria përballet me Poloninë në “PGE Narodowy”, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Në këtë sfidë, mund të shfaqen edhe futbollistë nga kampionati polak, përfshirë Pllanën që është pjesë e Lechia Gdansk.

24-vjeçari, i lindur në Kosovë, ka kaluar nëpër grupmoshat e Kosovës, por më pas vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, duke përfituar nga origjina e tij. Ai së fundmi ka qenë në formë të mirë, duke shënuar një gol të bukur me kokë në kampionatin polak.

“E kam zgjedhur me zemër. Ka qenë ëndrra ime që fëmijë. Jam rritur duke parë Shqipërinë dhe tani jam shumë i lumtur që jam pjesë e saj”, është shprehur Pllana.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai do të debutojë pikërisht në një ndeshje kaq të madhe. Vetë lojtari mbetet i përqendruar.

“Më e rëndësishmja është të jap maksimumin në stërvitje dhe të tregoj veten. Pastaj do të shohim çfarë ndodh”, deklaroi ai.

Edhe pse Polonia konsiderohet favorite, mbrojtësi shqiptar beson se gjithçka është e hapur.

“Në futboll nuk e di kurrë çfarë ndodh. Nuk mund të thuash që dikush është favorit absolut. Gjithçka është e mundur. Ne do të japim maksimumin për të arritur në finale”, nënvizoi ai.

Pllana vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, por theksoi se edhe Shqipëria ka cilësi.

“Polonia ka një ekip shumë të mirë, por edhe ne kemi lojtarë që luajnë në liga të forta. Jemi të motivuar dhe e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, përfundoi ai.

Një kualifikim në Kupën e Botës do të ishte historik për Shqipërinë, që në vitet e fundit ka treguar progres të dukshëm, përfshirë paraqitjet dy herë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.