KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lamborghini planifikon model të ri, nuk do të jetë as SUV as sedan

Lamborghini planifikon model të ri, nuk do të jetë as SUV as sedan

Lamborghini nuk ka pasur kurrë një gamë të gjerë modelesh, por vetëm në pak vitet e fundit, gama është rritur.

Ka kaluar gati një dekadë që kur prodhuesi i veturave shtoi Urus-in, SUV-in e tij të parë me fuqi të lartë, dhe tani CEO i kompanisë dëshiron edhe një tjetër veturë.

Por, Stephan Winkelmann, drejtuesi kryesor i Lamborghinit, tha se nuk është i interesuar të shtojë një tjetër SUV apo edhe një sedan në linjën e markës.

Vitin e kaluar, Winkelmann sugjeroi që Lanzador mund të hiqte dorë nga sistemi i tij elektrik i fuqisë në favor të një sistemi hibrid plug-in për shkak të kushteve në ndryshim të tregut.

Në atë kohë, ai tha se ishte “ende shumë e hapur” se cilin sistem fuqie do të merrte vetura.

Ky vendim është marrë tani dhe versioni hibrid duhet t’i bashkohet linjës së Lamborghini para fundit të dekadës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.