Një aeroplan ushtarak gjerman i cili është nisur nga Berlini prej orës 08:40 të mëngjesit, ende nuk ka ateruar në aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Sipas gjurmuesit të fluturimeve, “Flightradar24”, aeroplani i ushtrisë gjermane përmbi mbi pesë orë është duke operuar në ajër dhe aktualisht është në territorin e Maqedonisë Veriore.
Telegrafi është munduar të marrë një informacion zyrtarë nga zyra për media e aeroportit dhe është në pritje të një përgjigjeje. /Telegrafi/