KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës, lëndohen shtatë persona

Aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 13:15 në një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura”, ka thënë ai.

Tutje Borovci theksoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.