KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Armina dhe Einxhel tani bashkë si opinioniste në Ferma VIP – rikthehet në vëmendje përplasja mes tyre

Armina dhe Einxhel tani bashkë si opinioniste në Ferma VIP – rikthehet në vëmendje përplasja mes tyre

Edicioni i tretë i Ferma VIP nis këtë të premte, por vëmendja nuk është vetëm tek konkurrentët, por edhe te paneli i opinionistëve.

Këtë herë, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi do të ulen bashkë si opinionistë.

Ndërsa Mamaqi pritet të ketë një raport më të qetë me koleget e tij, dinamika mes Einxhelit dhe Arminës ngjall më shumë kuriozitet.

Ato kanë një histori që ka nisur në vitin 2022 gjatë Big Brother VIP Albania, kur Armina në studion e “Goca dhe gra”, shprehu hapur kundërshtimin ndaj lojës së Einxhelit dhe mbështeti Ilir Shaqirin si fitues.

Einxhel reagoi më vonë me humor dhe ironizim ndaj mungesës së Arminës në një intervistë, duke thënë se zgjedhja më e mirë do të ishte që të mos ishte aty kur ajo ishte e ftuar.

Më pas, Armina sqaroi se nuk kishte pasur konflikt personal me Einxhelin dhe se qëndrimi i saj kishte qenë thjesht një opinion për lojën, jo për personin.

Theksoi se situata ishte keqinterpretuar dhe se nuk kishte asgjë konkrete kundër ish-konkurrentes së atij formati.

Tani, publiku është kurioz për t’i parë bashkë dhe nëse do të ketë ndonjë përplasje në mes tyre. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.