Kombëtarja e Kosovës i ka përgatitur edhe penalltitë para gjysmëfinales së play-offit ndaj Sllovakisë, kështu ka deklaruar përzgjedhësi Franco Foda.
“Dardanët” synojnë që të kualifikohen për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror, ndërsa përballë fillimisht kanë sllovakët.
Në konferencë për media, Foda bëri të qartë se Kosova i ka përgatitur të gjitha skenarët, përfshirë penalltitë.
“Jemi përgatitur për të gjitha skenat e mundshme dhe këto bëjnë pjesë edhe penalltitë. Deri tani kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenat e mundshme”.
“Mirëpo është diçka krejt tjetër në stërvitje dhe në lojë. Mund t’i provojmë 1 mijë penallti dhe në lojë janë krejtësisht tjetër. I kemi idetë se kush do t’i gjuajë penalltitë”.
“Emrat e lojtarëve? Të tregoj më vonë (qesh)”.
Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet në Bratislavë më fillim nga ora 21:00 të enjten mbrëma./Telegrafi/