KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Një foto në Google Maps i prish martesën, burri zbulon tradhtinë e gruas

Një foto në Google Maps i prish martesën, burri zbulon tradhtinë e gruas

Një burrë i dha fund martesës së tij pasi hasi në fotografi intime të gruas së tij me një burrë tjetër, ndërsa shfletonte Google Maps.

Burri po hartonte një plan përpara se të nisej për një udhëtim kur vuri re një imazh të gruas së tij të ulur në një stol duke i ledhatuar butësisht flokët një burri tjetër, koka e të cilit ishte mbështetur në prehrin e saj.

E kapur nga një automjet me kamera të Google në Lima, kryeqytetin peruan, burri i habitur tha se fotografia i tërhoqi vëmendjen sepse gruaja në foto dukej se mbante veshur rroba identike me ato që zotëronte gruaja e tij.

Çifti, identiteti i të cilëve mbetet anonim, u divorcua më pas pasi gruaja rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore.

Një komentues në rrjete sociale tha: “Sa e vogël që është kjo botë … Do të kishte qenë e mjaftueshme nëse ajo do t’i thoshte burrit të saj se nuk e donte më”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.