KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filipçe: Derivatet sërish do të shtrenjtohen, masa e qeverisë është e vonuar

Filipçe: Derivatet sërish do të shtrenjtohen, masa e qeverisë është e vonuar

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se masa e qeverisë për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind jo vetëm që është e vonuar, por nuk do të ketë asnjë efekt.

Sipas tij, për shkak të vonesës së masave, qytetarët deri tani kanë paguar 4,5 milionë euro për shkak të çmimeve më të larta të derivateve. Filipçe pretendon se nesër do të shtrenjtohen edhe benzina edhe dizeli.

“Qytetarët nuk do të shohin gjatë ditës së nesërme, javën e ardhshme, periudhën e ardhshme, një ulje reale të çmimeve të karburanteve që do t’i paguajnë në pikat e karburantit, por karburanti pritet të rritet për 4 deri në 6 denarë sipas llogaritjes së re të çmimit”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, për shkak të mosmarrjes së masave, tashmë ka filluar spiralja e inflacionit dhe kanë filluar të rriten çmimet e ushqimit, të cilat, sipas përvojës, nuk do të kthehen më në nivelin e mëparshëm. Prandaj, ai mendon se duhet të pranohen masat e tyre, dhe të mos merret vetëm një masë e pjesshme siç është ulja e TVSH-së për karburantet.

“Pyetem me çfarë fytyre, pa turp, doli kryeministri para qytetarëve me vetëm një masë të pjesshme? Për të na folur sa janë çmimet e karburanteve në vendet fqinje? Po, çfarë bëri kryeministri gjatë tre javëve të fundit? Me festime të PPE-së me shpenzime të qytetarëve, fundjavë të zgjatur me spine, defokus, fyerje, gjuhë të papërshtatshme, sulme ndaj meje personalisht dhe opozitës, dhe sigurisht me gënjeshtra, se kemi qenë ekonomia e katërt në botë”, deklaroi Filipçe.

LSDM propozon, përveç uljes së TVSH-së për karburantet nga 18 në 10%, edhe uljen e akcizës për 4 denarë, TVSH 0% për produktet bazë ushqimore dhe përgjysmimin e çmimeve të pagesave rrugore. Ata kanë llogaritur se vetëm me masën e heqjes së TVSH-së për ushqim, do të ulen rreth 250 produkte, dhe qytetarët do të kursejnë mbi 2.000 denarë në muaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.