Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Leart Emini. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gjatë bisedës, Emini ndau disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke filluar nga hapat e parë në futboll dhe rruga drejt afirmimit në skenën vendore.
Emini tregoi për trajnerin që i dha mundësinë e madhe në fillimet e karrierës, duke e promovuar në ekipin e parë të Trepçës në një moshë shumë të re.
Sipas tij, ky moment shënoi një kthesë të madhe në karrierë dhe i dha motivimin për të punuar edhe më shumë, duke e parë veten si pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Një tjetër moment i veçantë që Emini ndau ishte ftesa për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës nga ish-përzgjedhësi Albert Bunjaku.
Ai e përshkroi këtë si një surprizë të madhe dhe një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij.
Emini rrëfeu emocionet e para kur u bashkua me ekipin kombëtar, si dhe përvojën e takimit me disa prej emrave më të njohur.
Episodin e plotë me Leart Eminin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/