KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet, dëshmia e familjares së dy të akuzuarve caktohet për 17 dhjetor

Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet, dëshmia e familjares së dy të akuzuarve caktohet për 17 dhjetor

Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është ndërprerë, ndërsa dëshmia e radhës në këtë proces është caktuar për 17 dhjetor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e mbajtur të mërkurën palët në procedurë kanë rënë dakord që të mos përsëritet dëgjimi i dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani, pas ndryshimit të kryetarit të trupit gjykues.

Ndërkaq, në këtë seancë, tre të akuzuarit janë deklaruar sërish të pafajshëm para gjykatës.

Kryetari i ri i trupit gjykues, Leon Përlaska, ka bërë të ditur se do të respektohet radha e dëshmitarëve e përcaktuar nga përbërja e mëparshme e trupit gjykues.

Ai ka njoftuar se në seancën e ardhshme do të dëshmojë Tijana Viqentijeviq, familjare e të akuzuarve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq.

“Për këtë seancë nuk ka thirrur ndonjë dëshmitar, gjithashtu rikujton se me seancat e kaluara dhe në përbërjen e kaluar të trupit gjykues janë aprovuar disa dëshmitarë,. Është paracaktuar edhe radha e thirrjes së tyre, e cila do të respektohet edhe nga ky trup gjykues. Kanë mbetur disa propozime të mbrojtës pa u vendosur, është marrë mendimi i prokurorit.. gjykata njofton palët se në seancën e radhshme do dëshmoj Tijana Viccentijeviq”, tha ai.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 17 dhjetor, në orën 13:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviqit, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.