KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA do të dërgojë mijëra trupa në Lindjen e Mesme – tre javë para kohës së planifikuar

SHBA do të dërgojë mijëra trupa në Lindjen e Mesme – tre javë para kohës së planifikuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë mijëra marinsa dhe trupa shtesë në Lindjen e Mesme rreth tre javë përpara afatit të planifikuar, kanë thënë për agjencinë Reuters tre zyrtarë amerikanë.

Anija e marinës amerikane USS Boxer, që transporton Njësinë Ekspeditore të Marinës, po niset nga bregu perëndimor i vendit, tha një zyrtar anonim.

Zyrtarët treguan se nuk është marrë asnjë vendim për të dërguar trupa brenda Iranit, por do të forcohet kapaciteti për operacione të ardhshme në Lindjen e Mesme.

Burimet nuk konfirmuan se cili do të jetë roli i trupave shtesë, shkruan skynews.

Rrjeti partner amerikan NBC News raportoi javën e kaluar se rreth 2500 marinsa dhe 2500 detarë shtesë do të dërgoheshin në rajon.

Kur u pyet dje në Shtëpinë e Bardhë për mundësinë e vendosjes së trupave në tokë brenda Iranit, presidenti amerikan, Donald Trump u përgjigj “Nuk po dërgoj trupa askund – dhe nëse do ta bëja, nuk do t’jua thosha”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.