Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Zeka”, në Gjakovë, më 17.03.2026-17:00.
Në raport bëhet e ditur se një person është qëlluar nga pakujdesia me pushkë ajrore.
“Viktima është dërguar ne tretman mjekësorë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/