KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man City është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e yllit të Nottingham Forest

Man City është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e yllit të Nottingham Forest

Manchester City, konsiderohet favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Nottingham Forest, Elliot Anderson, sipas raportimeve të BBC-së.

Futbollisti i përfaqësueses së Anglisë pritet të jetë në radarin e të dy klubeve nga Mançesteri, me që synon të forcojë mesfushën dhe e sheh Anderson si një nga objektivat kryesorë për afatin e ardhshëm kalimtar.

23-vjeçari vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe transferimi i tij pritet të jetë një nga lëvizjet më të kushtueshme të verës.

Sipas raportimeve të mëparshme, Manchester City është në një pozitë më të favorshme për të ofruar një paketë financiare më tërheqëse për lojtarin.

Nga ana tjetër, Manchester United nuk ka hequr dorë nga interesi për Anderson, por klubi është i kujdesshëm që të mos përfshihet në një garë të tepruar ofertash për kartonin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.