KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Vjeshta sjell mot të ndryshueshëm në Kosovë, temperaturat deri në 19 gradë

Vjeshta sjell mot të ndryshueshëm në Kosovë, temperaturat deri në 19 gradë

Kosova gjatë periudhës 19–23 tetor 2026 do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas parashikimit të motit, reshjet e shiut pritet të jenë më të theksuara të martën, ndërsa të enjten dhe të premten, në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, me ndryshime të lehta nga dita në ditë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.

Java do të nisë me mot të vranët, por me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.

Gjatë ditëve në vijim, qytetarët duhet të llogarisin në mot të ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu, veçanërisht të martën dhe në fund të javës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.