KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sllovakia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, fton edhe dy yjet e skuadrës

Sllovakia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, fton edhe dy yjet e skuadrës

Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar sot (e enjte) listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e rëndësishme kundër Kosova.

Në këtë listë nuk mungojnë dy prej emrave më të mëdhenj të ekipit: kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka, të cilët pritet të kenë rol kyç në këtë përballje vendimtare.

Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.

Takimi është caktuar të zhvillohet më 26 mars në stadiumin nacional në Bratisllavë, ku Kosova do të synojë fitoren e cila u garanton finale.

Situata fizike e Skriniar mbetet një pikëpyetje e madhe. Mbrojtësi i Fenerbahces u lëndua në ndeshjen ndaj Nottingham Forest më 19 shkurt, në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Evropës.

Që nga ajo kohë ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, ndërsa raportimet sugjerojnë se ka ende gjasa të paraqitet kundër Kosovës.

Në dyshim për këtë sfidë mbetet edhe mesfushori Lobotka, gjë që mund të ndikojë ndjeshëm në planet e trajnerit Calzona për këtë duel dhe mund të jetë një përparësi për ‘Dardanët’ nëse nuk paraqitet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.