Jensen Huang shpreh idenë se brezat e rinj nuk kanë nevojë të jenë të përkryer në përdorimin e çdo funksioni të inteligjencës artificiale për të pasur sukses në të ardhmen.
Sipas tij, ndërsa teknologjia po avancon me ritme të shpejta, është e natyrshme që njerëzit të mos zotërojnë çdo aspekt të saj në mënyrë të plotë.
Kjo nuk përbën pengesë, por përkundrazi tregon një realitet të ri ku bashkëpunimi mes njeriut dhe teknologjisë bëhet më i rëndësishëm se zotërimi i plotë i saj.
“Këshilla ime për të rinjtë, mësoni të shfrytëzoni inteligjencën artificiale. Ajo është e ardhmja. Ajo nuk do t’iu zëvendësojë, por do t’iu ndihmojë”, pohoi ai.
Në këtë kontekst, inteligjenca artificiale shihet si një mjet që plotëson aftësitë njerëzore dhe jo si një zëvendësues i tyre.
Ajo mund të ndihmojë në automatizimin e detyrave të caktuara, në përpunimin e shpejtë të informacionit dhe në mbështetjen e vendimmarrjes, por roli i njeriut mbetet thelbësor në drejtimin, interpretimin dhe përdorimin etik të saj.
Ndryshe, Jensen Huang është një sipërmarrës dhe inxhinier i njohur në fushën e teknologjisë, më së shumti i njohur si bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv (CEO) i kompanisë NVIDIA. /Telegrafi/