KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Freedom House”: Maqedonia mbetet vend “pjesërisht i lirë”, ashtu si shumica e fqinjëve të saj

“Freedom House”: Maqedonia mbetet vend “pjesërisht i lirë”, ashtu si shumica e fqinjëve të saj

Maqedonia e Veriut mbetet një vend “pjesërisht i lirë” këtë vit sipas nivelit të lirive civile dhe të drejtave politike, sipas raportit të fundit të “Freedom House”, “Liria në Botë”, i cili i referohet vitit 2025.

Ashtu si vitin e kaluar, Maqedonia ka një indeks lirie prej 67 nga 100 të mundshëm.

Në raport thuhet se vendi “vazhdon të luftojë me korrupsionin, dhe ndërsa media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe kërcënime”.

Renditja e “Freedom House” bazohet në dy kritere, të drejtat politike dhe liritë civile. Të drejtat politike vlerësohen me një indeks prej 28 nga 40 të mundshëm, dhe liritë civile me 39 nga 60 pikë.

Vendet “pjesërisht të lira” përfshijnë Malin e Zi (69), Shqipërinë (68), Kosovën (60), Serbinë (56) dhe Bosnjën dhe Hercegovinën (52).

Serbia dhe Bullgaria janë ndër vendet ku “Freedom House” regjistroi rënien më të madhe të lirive gjatë vitit të kaluar. Ato kanë rënien e pestë më të madhe, së bashku me Shtetet e Bashkuara./

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.