Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e njëzet e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Blerind Morina, i cili shënoi një gol dhe u vlerësua për angazhimin e tij në fitoren 2:3 të skuadrës së tij kundër FC Llapit.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Blerindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“Gjatë tërë javës kemi punuar shumë dhe kemi analizuar Llapin. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë dalja në Evropë, por duke e parë tabelën, pse jo edhe më shumë. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Këtë çmim ia dedikoj SC Gjilanit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/