KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

U raportua se kishte vdekur, reagon Rozana Radi: Imagjinoni të isha diku e të mos kisha valë, do ishin çmendur familjarët

U raportua se kishte vdekur, reagon Rozana Radi: Imagjinoni të isha diku e të mos kisha valë, do ishin çmendur familjarët

Rozana Radi është bërë së fundmi subjekt i një lajmi të rremë që ka qarkulluar në mediat online, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga vet artistja.

Një portal shqiptar publikoi një fotografi të këngëtares, të shoqëruar me imazhe të një aksidenti automobilistik dhe titullin tronditës: “Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, duke ngritur shqetësim të madh te publiku dhe ndjekësit e saj.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, këngëtarja dhe moderatorja e emisionit Goca dhe Gra reagoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke e dënuar ashpër këtë dezinformim.

“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”, shkroi ajo fillimisht, ndërsa më pas shtoi: “Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka”.

Foto: Rozana Radi/InstaStory

Ky reagim i Rozana Radit nxjerr në pah shqetësimin për përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat mund të shkaktojnë panik dhe pasoja emocionale te familjarët dhe publiku.

Nuk është hera e parë që figura publike përballen me lajme të tilla të pavërteta, të cilat shpesh përhapen për klikime dhe sensacion. Megjithatë, raste të tilla rikthejnë në vëmendje nevojën për më shumë përgjegjësi dhe etikë në raportimin mediatik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.