OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në dhe LSM se po humbin mbështetjen e qytetarëve dhe se protesta e fundit e sindikatës ishte e politizuar, duke pretenduar se u udhëhoq nga struktura partiake dhe jo nga punëtorët.
Nga OBRM-PDUKM thonë se drejtuesit e LSM-së veprojnë në interes të LSDM-së dhe jo të punëtorëve, ndërsa besimi i anëtarëve po bie gjithnjë e më shumë.
“Në vend që në protestë të ishin punëtorët e vërtetë, protesta e LSM u udhëhoq nga drejtuesit e degëve lokale të LSDM, të cilët me bluza partiake ishin në rreshtat e parë. Autobusët e organizuar nga persona të LSDM-së, që udhëtonin bosh drejt Shkupit, janë dëshmi se protesta e LSM-së ishte e pasuksesshme”, tha Brane Petrushevski, OBRM-PDUKM.