Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e veprave penale dhe rritjen e sigurisë publike, njësitet policore në Vushtrri dhe Mitrovicën e Jugut, gjatë tri ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se një armë zjarri e llojit pistoletë me tetë fishekë, është sekuestruar në Vushtrri, pasi i dyshuari ishte përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.
“Ndërsa, një armë tjetër, po ashtu pistoletë me dy fishekë, është sekuestruar në Mitrovicën e Jugut, pasi i dyshuari nga vetura e tije ne lëvizje ka shtënë me armë në ajër. Në të dy rastet janë iniciuar raste penale për veprat ‘Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës’, ndërsa ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/