KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aco Ristov është propozuar për kryetar të ri të KRRE-së

Aco Ristov është propozuar për kryetar të ri të KRRE-së

Aco Ristov, një inxhinier elektrik i diplomuar me përvojë të gjerë në menaxhim në sektorin e energjisë, hidroenergjinë, furnizimin me ujë, trajtimin e ujit, minierat dhe sistemet e infrastrukturës, është propozuar për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetik.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Marko Bislimoski.

Ristov sot mori mbështetjen e shtatë anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet, me dy vota “kundër” dhe asnjë abstenim. Propozimi për emërimin e tij duhet të konfirmohet në një seancë plenare.

Ristov, i cili është me origjinë nga Radovishi, shërbeu gjithashtu si kryetar i kësaj komune nga nëntori 2021 deri në tetor 2025.
Përveç Ristovit, për pozicionin e kryetarit të KRRE-së ka aplikuar edhe Shamil Rexhepi nga Tetova, magjistër i ekonomisë dhe i punësuar në KRRE që nga viti 2004.

Bislimoski dha dorëheqjen nga pozicioni i tij më 12 shkurt të këtij viti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.