Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në “Debat në Shenja” ka folur për pagën minimale dhe metodat si bëhet llogaritja e saj. Durmishi theksoi se nuk do të sjellin vendim nën presion, si dhe paralajmëroi se në mars të vitit 2026, paga minimale do të rritet prej 1500 deri 2000 denarë, varësisht të numrave që do të dalin nga përllogaritja.
Durmishi theksoi se ligji parasheh që paga minimale të përcaktohet nga paga mesatare, si dhe harxhimet e jetesës.
“Kur do të bëhet harmonizimi i Ligjit në mars të vitit që vjen, në bazë të parametrave që kemi, qytetarët do të kenë paga më të lartë minimale. Është formulë dhe metodologji me të cilën bëhet përllogaritja e pagës minimale dhe ku janë të dakorduar nga Këshilli Ekonomik-Social, sindikatat, punëdhënësit dhe qeveria”.
“Në bazë të asaj formule përcaktohet qartë se si llogaritet paga minimale, pra 50 përqind e pagës mesatare neto të vitit paraprak që nënkupton të vitit 2025 dhe 50% e kostos së jetesës. Pasi jemi në fund të vitit kalendarik ne i kemi të dhënat për 11 muajt e kaluar dhe paga minimale kur do të harmonizohet në muajin mars, paga minimale do të rritet prej përafërsisht 1500 deri 2000 denarë, varësisht si do të del përllogaritja ose numrat”, tha Durmishi.
LEXO:
- Rekord i ri në Zvicër: Shoferët kaluan mbi 68,000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025
- Si të planifikoni pushimet tuaja të para me fëmijën tuaj pa stres, këshilla të dobishme për prindërit
- Netanyahu viziton tokat e pushtuara të Libanit: Izraeli ende nuk do të tërhiqet
- Spektakël i eSport në Dragash: Të dielën mbahet finalja e madhe LAN e turneut të CS2 “Sharri 5v5”
- Rita Ora mahnit me linjat trupore, ndërsa pozon me bikini metalike gjatë pushimeve verore me miqtë në Mykonos
- Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar
- Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat
- Deklaratë e fortë nga Yamal: Spanja do ta ngrejë trofeun e Botërorit
