KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lewandowski dëshiron qëndrimin te Barcelona, me ulje page dhe rol dytësorë

Lewandowski dëshiron qëndrimin te Barcelona, me ulje page dhe rol dytësorë

E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona mbetet ende e paqartë, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi polak preferon të qëndrojë te Barcelona edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa kohët e fundit ai është lidhur me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, MLS dhe Superligën turke. Megjithatë, prioriteti i Lewandowskit është vazhdimësia te klubi katalanas.

Madje, ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme page dhe të marrë një rol dytësor në skuadër, në mënyrë që të qëndrojë pjesë e projektit të Barcelonës.

telegrafi.com

Presidenti i klubit, Joan Laporta, i rizgjedhur së fundmi, është gjithashtu i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me 37-vjeçarin, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar.

Ndërkohë, agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë bisedime me Laportën dhe drejtorin sportiv Deco për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit.

Pavarësisht situatës së Lewandowskit, Barcelona po planifikon të investojë në një qendërsulmues të ri të profilit të lartë gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.