KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës, më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë në Shqipëri

Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës, më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se nuk ka asnjë rol apo pozicion në politikën e Kosovës dhe se përpjekjet për ndërhyrje nga politikanët kosovarë në Shqipëri i janë dukur qesharake.

Deklarata u bë gjatë episodit të 10-të të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim” me profesor Arjan Gjonçaj.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Nuk kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu. Po tani sikur s’po e bëjnë më se e morën mësimin. Pjesa tjetër është thjesht nevojë për të qenë të drejtë dhe për të qenë vetja”, tha Rama.

Rama komentoi gjithashtu lidhur me mbështetjen financiare për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se nuk e kishte trajtuar çështjen drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga frika se mund t’u rëndonte pozicionin politik.

“Nuk e kam diskutuar këtë gjë nga afër me Albinin, por besoj që nuk është bërë për arsye politike. Ai ndoshta ka pasur frikë ta bëjë këtë për të mos rënduar pozicionin e tyre, sepse pozicioni i tij në raport me BE-në dhe SHBA-të nuk është i lehtë,” tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria ka dhënë më shumë ndihmë financiare dhe mbështetje për ekspertët dhe specialistët e nevojshëm për mbrojtjen e të akuzuarve, ndërkohë që pozicioni i Kurtit ka qenë haptazi kundër tribunaleve ndërkombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.