Një lajm i rëndësishëm për Familjen Mbretërore Shqiptare është bërë publik sot (e diel) përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale nga vetë Princ Leka.
Njoftimi konfirmon një moment të ri dhe domethënës në jetën e tij personale dhe në historinë e Oborrit Mbretëror Shqiptar.
Ceremonia është zhvilluar në mënyrë private, duke ruajtur solemnitetin dhe karakterin intim të kësaj ngjarjeje familjare.
Foto: Facebook
Megjithatë, lajmi është ndarë publikisht si një moment gëzimi dhe për miqtë e familjes mbretërore në mbarë botën.
Postimi zyrtar (pa ndërhyrje):
“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.
Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.
Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki.
Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.
Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.
Oborri Mbretëror ShqiptarTiranë, 15 mars 2026″. /Telegrafi/