Barcelona është shumë pranë një tjetër fitoreje në kampionat, pasi po udhëheq bindshëm 3-0 ndaj Sevilla FC pas përfundimit të pjesës së parë.
Skuadra katalanase e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e nëntë, kur Raphinha realizoi për 1-0, pasi paraprakisht ishte akorduar një penallti për vendasit.
Braziliani u tregua i saktë sërish nga pika e bardhë në minutën e 21-të, duke dyfishuar epërsinë e Barcelonës në 2-0.
Presioni i Barcelonës vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë dhe në minutën e 38-të erdhi edhe goli i tretë. Dani Olmo përfitoi nga një pasim i mirë brenda zonës, krijoi hapësirë dhe me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-0.
Oso shënoi në minutën e tretë të pjesës së parë për rezultatin 3-1.
Me këtë rezultat, Barcelona duket shumë pranë fitores, e cila do t’i mundësonte të vazhdojë në krye të tabelës me katër pikë epërsi ndaj Real Madridit, duke e forcuar edhe më shumë pozicionin në garën për titull. /Telegrafi/