KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi merr lajmin e madh, dy yjet kryesorë rikthehen ndaj Manchester Cityt

Real Madridi merr lajmin e madh, dy yjet kryesorë rikthehen ndaj Manchester Cityt

Dyshja Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras pritet të përfshihen në listën e lojtarëve të Real Madridit që do të udhëtojnë për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt, pas zhvillimeve pozitive në stërvitje.

Sulmuesi francez është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës në Valdebebas, duke larguar shqetësimet rreth gjendjes së tij fizike para udhëtimit drejt Anglisë. Nëse nuk ndodh ndonjë problem i minutës së fundit, Mbappe pritet të udhëtojë me ekipin, megjithëse ende nuk është e qartë nëse do të jetë titullar apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Edhe Carreras ka dhënë sinjale inkurajuese. Mbrojtësi i majtë ka përfunduar një pjesë të seancës stërvitore me grupin dhe pritet të përfshihet në listën e skuadrës. Nëse rikuperimi i tij vazhdon sipas planit, ai duhet të marrë pjesë edhe në seancën stërvitore të ekipit në Mançester.

Real Madridi shkon në ndeshjen e kthimit në një pozicion shumë të favorshëm pasi ka siguruar një fitore 3-0 në përballjen e parë, duke krijuar një avantazh të konsiderueshëm para takimit të kthimit në “Etihad Stadium”.

Ndërkohë, disa lojtarë të lënduar vazhduan punën e rikuperimit larg grupit kryesor. Mes tyre është edhe Raul Asencio, i cili po përballet me një shqetësim në pulpë. Disponueshmëria e tij për udhëtimin mbetet e paqartë, megjithatë nuk është përjashtuar plotësisht nga mundësia për të qenë pjesë e skuadrës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.