KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rifillojnë punimet në rrugën “Qamil Hoxha” pas bllokimit njëvjeçar

Rifillojnë punimet në rrugën “Qamil Hoxha” pas bllokimit njëvjeçar

Pas më shumë se një viti ndërprerjeje, punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë kanë rifilluar.

Sipas autoriteteve komunale, bllokimi ishte shkaktuar nga vonesa nga qeveria qendrore, por tani punimet kanë rifilluar normalisht.

Gjatë inspektimeve të fundit është bërë e ditur se nuk janë gjetur mbetje arkeologjike që të pengojnë punimet.

“Pas më shumë se një viti, që qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, i kemi vazhduar punimet.Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllim përfundimin e projektit sa më shpejt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.