KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjedhin pesë trotinetë në vende të ndryshme në Prizren, arrestohen dy persona

Vjedhin pesë trotinetë në vende të ndryshme në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, stacioni Policor Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë një pune intensive hetimore, më datë 08.12.2025, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, meshkuj të moshës së re, të cilët dyshohen për kryerjen e pesë (5) rasteve të vjedhjes në qytetin e Prizrenit.

“Gjatë intervistimit , të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen e pesë trotineteve në pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Ky rast është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të policisë në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.