KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Serbët fillojnë protestën afër Jarinës, mbyllet qarkullimi

Serbët fillojnë protestën afër Jarinës, mbyllet qarkullimi

Në pikën kufitare në Jarinjë në anën e Serbisë ka nisur protesta e thirrur nga serbët, mirëpo aty shihet një numër i vogël protestuesish.

Për këtë arsye është mbyllur qarkullimi I veturave në këtë pikë kufitare për orët sa është planifikuar të zgjasë kjo protestë.

Kjo protestë nga serbët është thirrur si formë kundërshtimi ndaj vendimit të Republikës së Kosovës për të nisur zbatimi i dy ligjeve, atij për të Huajt e për Automjete.

Për këtë çështje një ditë më parë institucionet u bënë thirrje shtetasve kosovarë që të shmangin këtë pikë kufitare./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.