KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Gjersa bota i ka sytë kah Lindja e Mesme, Rusia po vazhdon me bombardime në Ukrainë

Gjersa bota i ka sytë kah Lindja e Mesme, Rusia po vazhdon me bombardime në Ukrainë

Gjersa bota po vazhdon me vëmendje të përcjell zhvillimet në Lindjen e Mesme, Rusia po vazhdon agresionin në Ukrainë.

Rusia kreu disa sulme gjatë natës së kaluar në rajonin e Kievit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme.

Sipas policisë rajonale ukrainase, katër persona humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve.

Raportohet se sulmet shkaktuan dëme të rëndësishme në ndërtesa banimi, depo dhe automjete, duke ndikuar në jetën e përditshme të banorëve dhe duke rritur tensionin në zonë.

Autoritetet lokale po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe po vlerësojnë dëmet materiale për të siguruar mbështetje për familjet e prekur.

Ngjarja thekson rrezikun e vazhdueshëm për civilët në rajon dhe pasojat serioze që kanë sulmet ajrore mbi infrastrukturën civile. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.