Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera, duke shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në fazat kyçe të shtetndërtimit dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në takim u vlerësua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.