KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Jaecoo prezanton SUV-in e ri 8 SHS‑P

Jaecoo prezanton SUV-in e ri 8 SHS‑P

Marka kineze Jaecoo ka prezantuar modelin e saj kryesor SUV, Jaecoo 8 SHS‑P, i cili do të shitet së shpejti edhe në Evropë.

Ky është SUV-i i parë me tre radhë ulëse i Jaecoo, me versione Luxury (7 ulëse) dhe Executive (6 ulëse).

Modeli i ri përdor sistemin Super Hybrid (SHS), që kombinon motorin benzinë turbo 1.5 litër me transmision DHT dhe të gjithë rrotat aktive, duke dhënë 428 kuaj/fuqi dhe 580 Nm moment rrotullues.

Përshpejtimi 0-100 km/h arrin në 5.8 sekonda, ndërsa emisionet e CO₂ janë vetëm 14 g/km.

Jaecoo 8 SHS‑P ofron ekrane të mëdhenj, sistem audio premium, ulëse me ngrohje dhe masazh, si dhe teknologji për vozitje në terrene të ndryshme dhe hapësirë bagazhi deri në 2.021 litra.

Çmimet pritet të fillojnë nga rreth 50 mijë euro për versionin Luxury, dhe dorëzimet për tregun evropian, përfshirë Britaninë, do të nisin në maj 2026. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.