Goditjet iraniane shkaktuan pothuajse 60 të lënduar në veri të Izraelit.
Pesëdhjetë e tetë persona u lënduan gjatë një sulmi raketor natën e kaluar në veri të Izraelit, sipas shërbimeve emergjente të vendit.
Fotografitë tregojnë banorë dhe ekipe shpëtimi duke inspektuar dëmet e shkaktuara nga goditjet, shkruan skynews.
Të gjithë të lënduarit kanë pësuar dëmtime të lehta, përveç një personi që ndodhet në gjendje të rëndë; 57 të tjerë u lënduan kryesisht nga thërrimet e xhamit.
Irani ka kryer sulmet ndaj Izraelit si hakmarrje për goditjet amerikano-izraelite në territorin e tij.
Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar sulme edhe më të fuqishme gjatë ditëve të ardhshme ndaj regjimit iranian. /Telegrafi/



