KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

QKMF në Drenas pajiset me shtrat modern për lindje dhe inkubator transportues për foshnje

QKMF në Drenas pajiset me shtrat modern për lindje dhe inkubator transportues për foshnje

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF “Dr Hafir Shala” është pajisur me një shtrat modern për lindje dhe një inkubator transportues për foshnje, përmes një donacioni që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe të porsalindurit në komunën e Drenasit.

Sipas Komunës së Drenasit, pajisjet e reja pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor për pacientët në këtë institucion.

Donatorët u pritën nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtoresha e Shëndetësisë, Klatrina Qerkinaj, drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi, si dhe nga stafi i institucionit shëndetësor, të cilët shprehën mirënjohje për kontributin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ky donacion është mundësuar nga Action for Mothers and Children përmes menaxherit Fitim Sadiku, si dhe nga Cycle of Kosovo Children, e përfaqësuar nga Agim Bilalli, organizata që kanë kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve.

Në emër të komunës, nënkryetari Shala ka falënderuar donatorët për mbështetjen e ofruar.

“Mbështetje të tilla përbëjnë një dëshmi të qartë të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave që kanë në fokus mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.