KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shqiptari i Microsoft vjen në PowerToHR për të treguar çfarë i pret bizneset

Shqiptari i Microsoft vjen në PowerToHR për të treguar çfarë i pret bizneset

Fatos Ismali, Chief AI Architect në Microsoft po vjen në PowerToHR.

Ai është një nga folësit globalë të prezantuar nga samiti më i madh i HR në rajon.

Me mbi një dekadë përvojë në transformimin e organizatave përmes Inteligjencës Artificiale, FatosIsmali ndihmon ekipet dhe profesionistët të përshtaten dhe të zhvillohen në epokën e Generative AI. Nga udhëheqja e iniciativës Gen AI Path to Production në Microsoft deri te krijimi i Data Science Initiative, ai është fokusuar në kthimin e koncepteve komplekse të AI në njohuri të qarta dhe praktike që nxisin mësimin, lidershipin dhe inovacionin.

Në PowerToHR, Fatos do të ndajë perspektivën e tij mbi transformimin që po sjell Inteligjenca Artificiale në organizata dhe pse pyetja kryesore për bizneset sot nuk është nëse AI do të ndikojë të ardhmen e tyre, por sa shpejt do të arrijnë të përshtaten për të qëndruar përpara.

PowerToHR është samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani. Me dy ditë dhe mbi 100 sesione interaktive, ai ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, mundësi për rrjetëzim profesional dhe diskutime mbi temat kyçe që po formësojnë të ardhmen e punës.

Biletën për këtë samit mund ta siguroni këtu: https://www.powertohr.com/ticket

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.