KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, Ulutaş e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës, ndërsa u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në takim u trajtua edhe situata e sigurisë, në një kohë zhvillimesh dhe ndryshimesh të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.

Kurti gjithashtu e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij në udhëheqjen e KFOR-it, si dhe për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.