KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rregullore e re për realizimin e të drejtës për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër

Rregullore e re për realizimin e të drejtës për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ka miratuar Rregullore të re për realizimin e të drejtës për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, me të cilën siç thonë nga ministria, bëhet një hap i rëndësishëm drejt thjeshtimit dhe përshpejtimit të procedurave për qytetarët.

“Me këtë rregullore rregullohen më në detaje procedura e paraqitjes së kërkesës, dokumentacioni i nevojshëm, mënyra e punës së komisioneve profesionale dhe komisionit të shkallës së dytë, si dhe lëshimi dhe evidenca e gjetjeve, vlerësimeve dhe mendimeve profesionale”.

“Risia kryesore është se bashkë me kërkesën do të dorëzohet gjetja, vlerësimi dhe mendimi për nevojën për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, i përgatitur nga një komisioni profesional”, thonë nga ministria.

Më tej shtojnë se ky ndryshim sjell dy përfitime kryesore: për shërbimet profesionale – procedurë më të qartë dhe më efikase; për përfituesit – procedurë më të thjeshtë dhe proces më të shpejtë për realizimin e të drejtës për kompensim.

“Vazhdojmë me politika që sjellin procedura më të thjeshta, shërbime më të shpejta dhe më shumë mbështetje për qytetarët që kanë më së shumti nevojë për to”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.