Komanda Qendrore e SHBA-së, forca që mbikëqyr aktivitetet në Lindjen e Mesme, ka ndarë pamje të reja të asaj që duket se janë sulme ndaj arsenalit të armëve të Iranit.
Që nga dita e parë e luftës, sulmet iraniane me raketa dhe dronë “kanë rënë në mënyrë drastike”, tha forca amerikane, transmeton Telegrafi.
Madje në këto sulme amerikano-izraelite në Iran, janë goditur objekte të ndryshme ushtarake e në mesin e personave që kanë mbetur të vrarë ishte edhe lideri suprem Ajatollah Ali-Khamenei.
Në një sulm tjetër, ushtria amerikane goditi edhe luftanijet e flotës iraniane, kurse pamjet e shpërndara të këtij momenti shfaq sekuencën kur një prej anijeve goditet nga një nëndetëse amerikane.
Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, presidenti amerikan ka qenë shumë i qartë dhe i prerë kur autoritetet iraniane u zotuan ta bllokojnë këtë trafik detar.
Donald Trump theksoi se do të godasin 20 herë më shumë dhe më fuqishëm nëse iranianët tentojnë të sulmojnë apo minojnë rrugët detare të Hormuzit. /Telegrafi/