KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Vendimi për TikTok inkurajon shpifësit”, reagon Rama: Të ishte për Gjykatën, kompania s’do kishte marrë masa ekstra

“Vendimi për TikTok inkurajon shpifësit”, reagon Rama: Të ishte për Gjykatën, kompania s’do kishte marrë masa ekstra

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mbyllja e TikTok cënoi lirinë e fjalës.

Sipas Kryeministrit falë mbylljes së TikTok prindërit dhe mësuesit mund të jenë më të lehtësuar sot, ndërsa thotë se pas vendimit të Kushtetueses, “shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.