KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punime në rrjet, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Punime në rrjet, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të rajonit.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Hysni Ferizi”, “Isak Ibrahimi”, “Sami Gashi”, “Nexhip Draga” dhe “Ilaz Kodra”, si dhe në fshatin Kqiç në Mitrovica.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Gani Musa” dhe “Parisi”, si dhe në Zveçan, Stan Tërg dhe Vaganicë.

Nga KRU Mitrovica është bërë e ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Konsumatorëve u rekomandohet që në raste të tilla ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.