Klubi i madh turk, Fenerbahce pritet të shfrytëzoj çdo mundësi për të transferuar yllin e Kosovës, Fisnik Asllani nga Hoffenheim.
Fenerbahce, që aktualisht konkurron me Galatasarayn për kampionatin e Superligës, ka filluar gjithashtu aktivitetet e saj të transferimeve.
Kanarinat e Verdha kanë vënë syrin te ylli kosovar i Bundesligës, Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen këtë sezon me Hoffenheim.
Nuk ka problem të bindësh Hoffenheimin për shkak të klauzolës së lirimit në kontratë. Prandaj, fokusi i tyre është tërësisht te Asllani.
Fakti që shumë ekipe janë pas tij do ta bëjë të vështirë për yllin 23-vjeçar të marrë një vendim.
Megjithatë, sipas mediumit turk Fanatik, aseti më i madh i Fenerbahces në këtë çështje do të jetë ish-sulmuesi i tyre kosovar, Vedat Muriqi.
Aktualisht duke luajtur për Mallorcën, prizrenasi është një nga më të afërtit me Asllanin në ekipin kombëtar, kështu që turqit synojnë që Muriqi, i cili ka qenë tifoz i Fenerbahces që nga fëmijëria, mund ta bindë bashkëkombësin e tij të veshë fanellën e verdhë. /Telegrafi/