Kompania Rajonale e Mirëmbajtjes KRM Çabrati ka realizuar një aksion për largimin e deponive ilegale të mbeturinave përgjatë rrugës kryesore në drejtimin Cërmjan – Jabllanicë.
Gjatë këtij aksioni është bërë pastrimi i hapësirave të ndotura dhe largimi i mbeturinave që ishin hedhur në mënyrë të papërgjegjshme përgjatë kësaj rruge.
Nga kjo kompani u bë apel ndaj qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara dhe të shfrytëzojnë kontejnerët përkatës për depozitimin e tyre.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara dhe të përdorin kontejnerët përkatës, në mënyrë që të ruajmë së bashku pastërtinë dhe mjedisin”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/