KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Julian Alvarez thyen heshtjen dhe flet më në fund për interesimin e Barcelonës

Julian Alvarez thyen heshtjen dhe flet më në fund për interesimin e Barcelonës

Sulmuesi argjentinas Julian alvarez prej kohësh përmendet si një nga objektivat e mundshëm të Barcelonës, me gjigantin katalunas që e sheh atë si pasardhës ideal të sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Pas fitores së madhe 5-2 të Atletico Madrid ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve ku Alvarez realizoi një dopietë, sulmuesi argjentinas vendosi të komentojë për herë të parë thashethemet që e lidhin me një transferim te Barcelona.

“Çfarë doni të them? Nuk kam thënë kurrë asgjë. Këto janë gjëra që thuhen dhe më pas përhapen si zjarri në rrjetet sociale. Thua një gjë dhe menjëherë krijohen shumë komente, por unë nuk kam thënë kurrë asgjë”, deklaroi ai.

Alvarez theksoi gjithashtu se është shumë i lumtur në klubin aktual.

“Natyrisht që jam i lumtur te Atletico Madrid. Shumë i lumtur. Po luftojmë në disa gara. Është e vërtetë që jemi pak më prapa në La Liga, por po bëjmë mirë në Ligën e Kampionëve dhe jemi edhe në finalen e Kupës së Mbretit”, shtoi argjentinasi.

Sulmuesi foli edhe për formën e tij personale gjatë sezonit.

“Po kaloj shumë mirë. Pata një periudhë të vështirë, por personalisht gjithmonë dua ta ndihmoj ekipin. Punoj me gjithë forcën time në fushë dhe jap 100%. Mund të bëj më mirë ose më keq, por dëshira është gjithmonë aty. Shpresoj që golat dhe asistet të vazhdojnë të vijnë për të ndihmuar ekipin”, përfundoi Alvarez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.