KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët dyshojnë se Selin ka ndjenja për Mirin në Big Brother VIP Albania 5

“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët dyshojnë se Selin ka ndjenja për Mirin në Big Brother VIP Albania 5

Në spektaklin e fundit “Prime” të Big Brother VIP Albania 5, sërish nuk munguan debatet rreth situatës së shumëpërfolur mes banorëve Miri dhe Selin.

Debati shpërtheu pas lajmit se Selin kishte ndarë rrugët e miqësisë me Mirin brenda shtëpisë dhe tani është në një lidhje me Gimbo. Një pjesë e banorëve, përfshirë Rogerti dhe Juela, deklaruan hapur se sipas tyre Selin mund të kishte ndjenja të fshehura për Mirin.

Edhe vet Miri shtoi një detaj që ngjalli aludime: herë pas here, sipas tij, Selin ia kishte thënë me shaka “Je i martuar, se po të mos ishe…”, duke lënë të hapur spekulimet për ndonjë ndjenjë të mundshme mes tyre.

Megjithatë, Selin i ka mohuar në çdo mënyrë këto pretendime, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ndjenjë romantike për Mirin dhe se marrëdhënia e tyre ka qenë thjesht shoqërore.

Situata ka shkaktuar tension dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me vëmendje çdo zhvillim në lidhje me banorët më të komentuar të këtij sezoni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.