KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dalin detaje shtesë nga gërmimet në lokacionin “Përzhina” në Rahovec

Dalin detaje shtesë nga gërmimet në lokacionin “Përzhina” në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se kanë vazhduar aktivitetet në terren në lokacionin “Përzhina” në Rahovec, në kuadër të rifillimit të gërmimeve vlerësuese për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit, gërmimet janë zhvilluar edhe gjatë dy ditëve të fundit nga ekipet e institucioneve kompetente, përfshirë ekipet mjekoligjore të Instituti i Mjekësisë Ligjore, ekspertët e EULEX, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektori për Persona të Zhdukur, si dhe në prani të përfaqësuesve të institucioneve lokale të Komunës së Rahovecit.

“Me rastin e rifillimit të punimeve, të enjten më 4 mars 2026, janë hasur pjesë kockore, të cilat janë zhvarrosur dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit burim, gjatë punimeve të zhvilluara një ditë më parë janë evidentuar edhe gjetje të mbetjeve mortore, të cilat sipas vlerësimeve fillestare mund t’i përkasin së paku një individi.

“Megjithatë, numri i saktë i individëve dhe identiteti i tyre do të konfirmohen pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave përkatëse, përfshirë edhe identifikimin përmes ADN-së”, theksohet më tej në njoftim.

Autoritetet bëjnë të ditur se gërmimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në vlerësimin e plotë të lokacionit dhe zonës së shënjuar me interes.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka theksuar se procesi po zhvillohet në koordinim ndërinstitucional me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë, me qëllim ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar në këtë proces dhe do të vazhdojë angazhimin deri në përmbylljen e kësaj faze të gërmimeve, duke informuar opinionin publik në mënyrë të rregullt dhe transparente, me ndjeshmëri të veçantë ndaj familjeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.