KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nenad Saveski është propozimi i Qeverisë për kryeprokuror të ri

Nenad Saveski është propozimi i Qeverisë për kryeprokuror të ri

Qeveria në mbledhjen e sotme ka zgjedhur Nenad Saveskin si propozim për kryeprokuror të ri. Vendimi i marrë nga ekzekutivi tashmë do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për miratimin e tij nevojiten të paktën 61 vota.

Nenad Saveski do të pasojë Ljupço Kocevski, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, në ditën kur Kuvendi duhej të vendoste për shkarkimin e tij.

Më herët, Këshilli i Prokurorëve Publikë kishte dhënë opinion pozitiv për katër kandidatë: prokuroren Lençe Ristoska, ushtruesen aktuale të detyrës së kryeprokurores Anita Topolova-Isajllovska, prokuroren Lidija Raiçevikj, dhe gjyqtarin Nenad Saveski, i cili mori vlerësim pozitiv nga të gjithë dhjetë anëtarët e Këshillit.

Procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit filloi me shpalljen e konkursit nga Kuvendi më 12 janar, me afat aplikimi prej 15 ditësh. Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë të pandërprerë si prokurorë ose gjyqtarë në fushën e drejtësisë penale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.