KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shpërndahen mjete bujqësore për gratë fermere në kuadër të projektit për fuqizimin e grave rurale në Skenderaj

Shpërndahen mjete bujqësore për gratë fermere në kuadër të projektit për fuqizimin e grave rurale në Skenderaj

Në Komunën e Skenderajt është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për gratë fermere përfituese nga projekti “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”.

Ky projekt zbatohet nga Food and Agriculture Organization në partneritet me UN Women dhe financohet nga Austrian Development Agency.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, si dhe përfaqësuesi i FAO-s në Kosovë, Naser Krasniqi.

Gjatë fjalimeve të tyre, përfaqësuesit institucionalë theksuan rëndësinë e mbështetjes së grave në sektorin e bujqësisë dhe nevojën për fuqizimin e tyre në zonat rurale.

“Mbështetja e grave në bujqësi është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të sektorit bujqësor dhe fuqizimit ekonomik të grave në zonat rurale”, u theksua gjatë ceremonisë.

Në kuadër të projektit, procesit të përzgjedhjes së përfitueseve i kanë paraprirë trajnime për gratë aplikuese, me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e tyre për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore.

Pas përfundimit të trajnimeve është realizuar edhe faza e vlerësimit dhe monitorimit në terren nga komisioni përkatës, me qëllim përzgjedhjen sa më të drejtë të përfitueseve dhe identifikimin e nevojave të tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.